I nominuari për kryeministër nga LDK-ja Avdullah Hoti, ka kujtuar 1 mijë e 641 të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Hoti tha se agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pagjeturve është ndër më të rëndat.
Postimi i plotë:
Agresioni serb i dha Republikës sonë shumë plagë, por plaga e të pa gjeturve është ndër më të rëndat.
Dëmet materiale i riparuam, viktimat e të rënët i varrosem me dinjitet dhe çdo herë përulemi para tyre me pietet, por fatin e të pagjeturve nuk e zgjidhem ende.
Këtë obligim moral e kombëtar ndaj personave të pagjetur dhe familjeve të tyre si shtet nuk e kemi përmbushur akoma. Gjetja e përgjigjes për 1641 pikëpyetjet tona është përgjegjësi patriotike për të gjithë, e për institucionet në veçanti.
Sot lutemi për ta dhe familjet e tyre! Ata janë heronjtë tanë! As nuk do te harrohen, as nuk do falen!/InLajmi/