Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kujtuar të pagjeturit duke faktuar se plagët e lufës sado pak do të shërohen me ndriqimin e fatit të tyre, shkruan InLajmi.
Haradinaj është zotuar se asnjëherë nuk do rreshtin së kërkuari për fatin e tyre.
Ai ka shtuar se nuk është rastësi, , që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë.
Postimi i plotë:
Nuk rreshtim së kërkuari. I kujtojmë çdo ditë. Na mungojnë çdo festë e gëzim. Plagët e luftës nuk mbyllen pa ndriçimin e fatit të tyre.
E nuk është rastësi, që Dita e të Pagjeturve, shënohet pikërisht në ditën e masakrës në Meje e Korenicë. Me qindra jetë të humbura e të martirizuara vetëm pse ishin shqiptarë.
Kurrë nuk do të harrojmë kujtimin e tyre. Kurrë nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi.
Lavdi! /InLajmi/