Fubollisti Cesc Fabregas, ka marrë vendim që pagën e plotë për katër muaj të mos e marrë, në mënyrë që ajo t’i ndahet stafit teknik te klubi i Monacos, transmeton InLajmi.
Koronavirusi tashmë është përhapur në të gjithë botën, teksa kjo gjendje ka shtyer disa nga personalitet e mëdha që t’i dalin në ndihmë vendit të tyre.
Së fundmi një veprim të tillë e ka bërë edhe ish mesufshori i Arsenalit, Barcelonës e Chelseas, Cesc Fabregas, i cili ka vendosur që të mos e marrë pagën për katër muajt e ardhshëm, raporton ‘Telegraph’.
Kësisoj, ai pagën e tij të plotë ia ka ofruar skuadrës ku edhe aktivizohet, Monacos, në mënyrë që paratë t’i shpërndahen stafit teknik të klubit francez.
Nga ky veprim i Cesc Fabregasit, pritet të mbulohen 30% e pagës së stafit teknik dhe kështu ata nuk do të mbesin pa punë. /InLajmi/
