Futbollisti i Barcelonës Arthur Melo po e kalon sezonin e fundit në këtë klub duket dhe disa skuadra tashmë po garojnë për transferimin e tij, përcjell InLajmi.
Arthur Melo besohet të jetë në listën e futbollistëve të cilët pritet që të largohen nga ‘Camp Nou’ gjatë afatit kalimtar të verës. ‘Catalunya Radio’ raporton se Interi, Juventusi dhe Tottenham Hotspur janë në garë për transferimin e tij dhe se tashmë të tri skuadrat kanë bërë ofertat e tyre të para.
Përveç parave, në marrëveshje pritet të përfshihen edhe futbollistë tjerë dhe për këtë arsye Interi është favorit për transferimin e mesfushorit brazilian, pasi që në anën tjetër Barcelona po e kërkon me ngulm Lautaro Martinezin.
Së fundmi është raportuar edhe për një shkëmbim të mundshëm të Arthurit me Miralem Pjanicin e Juventusit.
Ndryshe, Arthur Melo është pjesë e Barcelonës që nga viti 2018 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2024. Vlera e tij në tregun e transferimeve besohet të jetë rreth 56 milionë euro./InLajmi/