Aktivisti i shoqërisë Civile Gramos Buçinca ka sjellur disa fotografi faktike në rrjetin e tij social se si nëpër disa markete po shiten disa produkte serbe me flajmur turk, shkruan InLajmi.
E Pikërisht me vendim të qeverisë së kaluar, asaj të Haradinajt, marketet kosovare janë urdhëruar që afër produkteve të ekspozuara të vendoset flamuri i origjinës së produkteve.
Por kjo gjë është duke u keqpërdorur me të madhe në marketet e Kosovës, ndërkaq inspektorëve duket se ky gjest nuk ju ka rënë në sy.
Nëpër raftet e qendrave tregtare afër produkteve janë duke u keqpërdorur më të madhe flamujt e shteteve të ndryshme.
https://www.facebook.com/gramos.bucinca/posts/10158281154081665