Anëtarja e Vetëvendosjes dhe ish kandidate për deputete nga rajoni i Gjakovës, Mimoza Shala ka reaguar ashpër për përkrahjen që iu bë UÇK-së mbrëmë në ora 21:00 ku u dëgjua kënga e marshit anembanë vendit, por edhe më gjerë, shkruan InLajmi.
Shala përmes rrjetit social facebook ka reaguar se prej orës 21:00 paska ‘shpërthyer patriotizmi folklorik patriot që e u shërbejnë pazargjive të vendit”.
“Me ftesë të OVL UÇK! Imagjinoni sikur kjo organizatë të reagonte për gjërat që do t’duhej të reagohet.Neveritëse!”, shkroi Shala
Postimi i plotë:
Prej orës 21:00 paska shpërthy “patriotizmi” folklorik. “Patriot” që u shërbejnë “pazargjive” të vendit.
Me ftesë të OVL UÇK! ?
Imagjinoni sikur kjo organizatë të reagonte për gjërat që do t’duhej të reagohet.
Neveritëse!