Këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli ka thënë se Aleanca Kosova e Rre nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Hoti, e cila pritet të formohet gjatë kësaj jave.
Muresli këtë e bëri të ditur përmes rrjetit social , shkruan InLajmi.
“AKR nuk do të jetë pjesë e “Qeverisë Hoti”. Do të vazhdoj të qëndroj në opozitë”, ka shkruar Murseli.
Kujtojmë se dje (25 prill, 2020) i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se Këshilli i Përgjithshëm i subjektit politik që drejton, ia ka dhënë dritën e gjelbër Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër.