Janë të shumta rastet kur trajnerët duhet të zgjedhin mes lojtarëve por kur bëhet fjalë për Lionel Messin, ish-trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde nuk kursen elozhet duke e ngritur në “qiellin e shtatë”, përcjell InLajmi.
Messi shkëlqente nën urdhrat e Valverde, duke fituar për herë të 6-të në karrierë Topin e Artë.:
“Messi nuk mund të krahasohet me asnjë futbollist tjetër. Ai ka intuitën që gjatë stërvitjes të plotësojë atë që ka nevojë skuadra”, ka thënë Valverde.
“Messi është lojtar i lehtë për të punuar me të, pasi ai ka impuls të mirë dhe respekton skuadrën. Ka ambicie për të fituar, ndihet gjithmonë i obliguar ndaj lojës dhe klubit. Ai transmeton atë në grup dhe shtynë të gjithë që të jenë në nivele të larta. Ta shohësh atë tek luan është impresionuese… por edhe më shumë kur e sheh nga afër”, ka thënë ndër të tjerash Valverde./InLajmi/