Bie dukshëm numri i rasteve me COVID-19 në Gjermani

15
SHPERNDARJE
27
PAMJE

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Gjermani ka shënuar rënie për të tretën ditë me radhë.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në këtë shtet u regjistruan 1 mijë e 737 raste të reja të infektimit dhe kështu shifra e përgjithshme shkoi në 154 mijë e 175.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 140 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 5 mijë e 640, shkruan “CNN”.

Ky institut më parë ka deklaruar se numri ditor i rasteve të reja të infektimeve duhet të bjerë edhe për disa qindra në mënyrë që masat kufizuese të mund të hiqen.

Sidoqoftë, qeveria gjermane tashmë e ka filluar lehtësimin e masave,p ërshirë hapjen e dyqaneve të veturave, biçikletave dhe librarive.

Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë bashkë me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Mirëse u ktheve!

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Hapni një llogari të re!

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.