Shqiptarët e njohin si sekretari i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, por spanjolli Javier Solana, një nga politikanët më të njohur të atij vendi, betejën e tij për jetën po e humbte nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Politikani 77-vjeçar vetëm pak ditë më parë mundi të rikthehej në shtëpi, dhe në një intervistë për radion Cadena SER tregoi gjithë makthin e sëmundjes që e çoi deri në terapi intensive.
“Ka qenë e vështirë, por do të thoja që gjëja më e rëndësishme është se mund të shërohesh. Është një betejë midis sistemit imunitar dhe virusit. Është i vështirë sepse nuk e pret. Vjen një natë, me temperaturë dhe kollë.
Në ditët në vijim duket sikur përmirësohesh, por më pas, në ditën e shtatë dhe tetë, gjithçka ndryshon. Ishte një e shtunë kur më dërguan në terapi intensive. Atëherë kur mendoja të dilja nga spitali, unë nuk merrja dot frymë”, tregon ish-sekretari i NATO-s dhe ministër i Jashtëm spanjoll./InLajmi/