Ka tre javë që banorët e një ndërtese në lagjen Mati 1 në Prishtinë janë të izoluar për shkak të koronavirusit, e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk u bëri teste për të parë nëse janë të infektuar me Covid-19 ose jo, përcjell InLajmi.
Prandaj sot kanë dalur në protestë, ka dy javë rresht që policia po i ruan para hyrjes. E gati 3 javë u bën që nga shfaqja e rasteve me koronavirus në kompleksin ‘Rrezja’ te Mati 1. Në krejt këtë kohë banorët e karantinuar po thonë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë nuk erdhi t’i testojë.
Andaj ata në shenj revolte duke u munduar të mbajnë distancë nga njëri-tjetri dolën pasditen e së shtunës të protestojnë poshtë ndërtesës ku jetojnë.
Bile sipas tyre tashmë duhet të ritestohen edhe katër familjet e prekura me covid-19 që jetojnë në këtë ndërtesë./InLajmi/