Pacolli nuk dëshiron ministri në qeverinë e re, edhe pse ende nuk ka hyrë në bisedime
Ish-presidenti i vendit dhe njëkohësisht kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, nuk ka diskutuar ende me askënd lidhur me formimin e qeverisë së re. Megjithatë, Pacolli nuk dëshiron të marrë ministri në qeverinë e re.
Gazeta Express mëson se Pacolli deri tash nuk ka biseduar me asnjë nga partitë të cilat kanë tendenca ta formojnë qeverinë e re, pasi i kanë numrat.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar për kryeministër të ardhshëm, ish-zëvendës kryeministrin e parë të qeverisë në detyrë, Avdullah Hotin.
E për ta formuar qeverinë, LDK’ja po bisedon me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AKR) dhe Nismën.
