Trajneri portugez Jose Mourinho gjatë karantines ka filluar të merret me disa punë vullnetare duke iu bashkuar nismës së klubit të Tottenham për të ofruar perime dhe fruta të freskëta nga kopshti i klubit, për të gjithë personat në nevojë, përcjell InLajmi.
Nëpërmjet një video mesazhi, trajneri portugez shpërndau dëshirën e tij për të qenë i nevojshëm gjatë kësaj pandemie dhe njëkohësisht falënderoi stafin mjekësor për punën e jashtëzakonshme që po zhvillon.
Ky është fjalimi i Mourinhos në video-mesazhin e shpërndarë:
Përshëndetje nga Jose!
Ky është kopshti në qendrën tonë stërvitore,
ku ne rrisim fruta dhe perime të freskëta për ekipin e parë.
Tani këto produkte do të dërgohen
në qendrën tonë të shpërndarjeve në stadium,
në mënyrë që t’i shpërndahen personave në nevojë!
Nga java e ardhshme, unë do të punoj vullnetarisht,
për të ndihmuar në kopsht
dhe për të dërguar ushqimet në stadium,
teksa e luftojmë bashkërisht këtë pandemi.
Shpresoj të jeni mirë dhe dua të falënderoj
të gjithë heronjtë në vijën e parë
për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë që në të jemi të shëndetshëm
Ju faleminderit!/InLajmi/
