Mediat Serbe dje i kishin dhënë hov deklaratave të ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, duke raportuar për fyerjet e tij ndaj UÇK-së, përcjell Inlajmi.
Mediat në Beograd sot kanë cituar statusin në facebook të Kurtit, ku ai lajmëron për shkarkimin e Gashit.
“Tha se UÇK-ja ka kryer krime, shkarkohet”, është titulli i “B92”, njërit prej mediumeve më të mëdha në Serbi.
Për këtë zhvillim ka shkruar edhe gazeta tjetër serbe, “Danas”, e cila po ashtu ka cituar fjalët e Kurtit në statusin e tij për shkarkimin e Gashit, transmeton lajmi.net.
Ndryshe, Gashi u shkarkua nga pozita e këshilltarit politik pas deklaratave të tij për UÇK-në, ku tha se pjesëtarë të saj kanë kryer krime lufte, dhe se janë përgjegjës për zhdukjen e rreth 1 mijë civilëve.
Një deklaratë e tillë ka shkaktuar debat të ashpër në opinion, përfshirë edhe nga vetë akterë të Vetëvendosjes të cilët kërkuan shkarkimin e Gashit./InLajmi/