Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti e ka shkarkuar nga detyra e këshilltarit politik sot, të shumë përfolurin Shkelzen Gashin, shkruan InLajmi.
Kurti njoftoi se sot e ka takuar dhe më pas e ka liruar nga detyra këshilltarin e tij politik, z. Shkëlzen Gashi.
Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim, shtoi Kurti.
E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar./InLajmi/