Kryetari i Organizatës e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, Hysni Gucati, tha se do ta padisë Shkëlzen Gashin, ish-këshilltari i kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, përcjell InLajmi.
Gucati gjithashtu tha se Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë.
“Gashi bashkëpunon me Serbinë dhe Rusinë. Une pres që padia t’i bëhet ditën e hënë në gjykatë kundër Gashit, unë ftoi edhe prokurorinë të veprojë”, është shprehur Gucati në T7.
Gucati tha se OVL UCK-në, Lëvizja Vetëvendosje e ofendoi tri herë.
“Neve si organizatë tri herë na ka ofenduar Lëvizja Vetëvendosje, rasti i parë ka qenë me nanën e dëshmorëve të familjes Haradinaj, nën Rukë, rasti i dytë sulmi ndaj motrës tonë të cilën e quajtën lavire, dhe rasti i tretë ishin deklarata te Gashit”, ka thënë Gucati.
Gashi dje ka thënë se UCK-ja bëri krime lufte ndaj 1000 civilëve serbë. Deklaratë kjo që shkaktoi shumë reagime.
Ndërsa sot shefi i tij, Albin Kurti, e liroi nga detyra duke thënë se edhe ky vet nuk pajtohet me disa deklarata të tij. Megjithatë Kurti nuk e potencoi se nuk pajtohet në deklaratat e Gashit të cilat i bëri dje./InLajmi/