Kryeshefi i Telekomit të Kosovës Bedri Istrefi, ka paditur Qeverinë në detyrë dhe para gazetarëve ka thënë se vendimi për shkarkimin e tij është politik dhe nuk do ta respektojë këtë vendim përderisa Gjykata nuk e vërteton të kundërtën, përcjell InLajmi.
Istrefi ka thënë se ai as nuk është njoftuar paraprakisht ashtu siç parashihet për mbledhjen e bordit dhe të tij. Ai tutje ka thënë se vendimet të cilat merren nga persona të cilët shkelin kushtetutën dhe që tentojnë të krijojnë procedura,e me polici të frikësojnë, i ngjasojnë kohës së regjimit të Millosheviqit.
“Vendime të cilat merren nga këta njerëz të cilët çdo ditë shkelinin kushtetutën dhe tentojnë që çdo ditë të nxjerrin procedura, ku kanë tentuar me polici të hyjnë, dhe kjo na kujton situatën e 98-99 ku aparatura e Millosheviq uzurpojke institucione dhe arrestojke njerëz që sherbejshmin për interesa të vendit”, tha Istrefi./InLajmi/