Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e bashkëpartiakut të tij I cili ofendoi ushtarët dhe luften e UÇK-së, shkruan InLajmi.
Haxhiu ka thënë se Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
Ajo ka thënë se Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe çlirimtare. Kauza e popullit shqiptar për çlirim e pavarësi ka qenë e drejtë. Gjykata Speciale ka qenë gabim dhe e dëmshme, e cila ka vendosur paralele në mes të Kosovës dhe Serbisë për krimet e luftës.
Ata që e kanë votuar këtë Gjykatë i kanë bërë dy goditje të mëdha shtetit të Kosovës, duke goditur luftën çlirimtare dhe duke goditur sistemin e brendshëm të drejtësisë në Kosovë. Pushtetet e kaluara asnjëherë s’i kanë trajtuar seriozisht krimet e luftës, i kanë lënë pa kapacitete institucionet e drejtësisë por qeverisja jonë ka zotime të qarta në këtë drejtim.
Krimet e luftës nuk mund të vjetërohen dhe kriminelët do të dalin para drejtësisë. /InLajmi/
















