Dogana e Kosovës hapi homazhet për oficerin doganor dhe njëheri zyrtarin e parë shtetëror z. Kujtim Qafleshi që ndërroi jetë si pasojë e Covid 19. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm z. Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve, pëcjell InLajmi.
“Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoj aq shumë” theksoj z. Xhaka.
Gjithashtu sot të gjitha takimet e Doganë filluam me një minutë heshtje në nderim të zyrtari tonë.
Kujtim Qafleshi ishte viktima e 19 që vdiq në vend si pasojë e koronavirusit./InLajmi/