Djali i heroit Hafir Shala, Gentriti, ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili sot tha se UÇK ka vrarë civilë të pafajdhëm serbë dhe pjesëtarët e UÇK duhet të dënohen, shkruan InLajmi.
Gentrit Shala i ka kërkuar Albin Kurtit që menjëherë ta shkarkojë këshilltarin e tij ndërsa ka ftuar Prokurorinë publikisht ta ftojë dhe ti kërkojë këshilltarit të Kurtit fakte për pretendimet e tij se UÇK i ka vrarë mbi 1000 serbë civilë.
Deklarata e plotë e Gentrit Shalës:
Reagim ndaj tendencave të njollosjes së të kaluarës tonë në luftën çlirimtare
Une, djali i Heroit Hafir Shala, me neveri i hedhë poshtë tendencat e vetfajësimit, për të kaluarën tonë, sepse, lufta për çlirim ishte e shenjtë, në pajtim me të gjitha normat ndërkombëtare dhe çdo tendencë për ta njollosur, është e turpshme dhe e papranueshme.
Trendin e njollosjes të së kaluarës tonë, është bërë trend i një pjese të partive politike, për përfitime ditore dhe ky trend nuk ju bën nder as atyre, as individëve të motivuar nga ky trend për përfitime të politikës ditore.
Jam i prekur thellë me deklarimin e këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Shkëlzen Gashi, i cili hedh akuza të cilat duhet të jepeshin para prokurorisë me argumente.
Në mungesë të argumenteve për deklaratat në T7 të z. Gashi më 24.4.2020, kërkojmë nga Prokuroria për të ndërmarrë veprimet e duhura ndaj tij dhe për të penguar trendin e akuzave të pa baza jo vetëm nga partitë politike, por edhe individëve, të cilët flasin pa argumente me qëllim të njollosjes së të kaluarës tonë.
Si djal i Heroit Dr.Hafir Shala, nga kryeministri në detyrë, z. Kurti, kërkojë shkarkimin e menjëhershëm të këshilltarit të tij, z. Gashi, sepse ai ka fyer të kaluarën tonë, mundin shekullor për çlirim, të kaluarën heroike të dëshmorëve të UÇK-së e cila me luftën e drejtë, mori edhe përkrahjen nga NATO dhe bota demokratike.
Me nderime,
Gentrit Hafir Shala. /InLajmi/