U përfol se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re teksa Sekretari i kësaj partie, Vesel Makolli ka folur më gjerësisht lidhur me këtë rast, përcjell InLajmi.
Ai ka theksuar se askush deri më tani nuk i ka ftuar në takime për arritje e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.
“Ne deri më tani nuk kemi pasur bisedime për bashkëqeverisje. Askush nuk na ka ftuar në asnjë takim”, tha Makolli për Gazetën Blic.
Ai ka theksuar se si AKR nuk kanë asnjë kusht për të hyrë në koalicion me LDK- AAK e Nisma.
“Nuk është në rregull që të vendosim kushte në një krizë politike. Kemi qenë çdo herë konstruktiv. Ne jemi për një marrëveshje që është e përshtatshme për të gjithë”, ka theksuar Makolli./InLajmi/