Mund të kesh fituar edhe tre medalje olimpike dhe fituar gjashtë herë kampionatin e botës, por kur je në karantinë në një apartament, dhe nuk ke pishinë, nuk mund të notosh, si çdokush nga ne.
Megjithatë, notarja ruse Yuliya Efimova ka edhe fantazi. Dhe kjo e ndihmoi shumë në apartamentin ku ndodhej në Los Angeles, ku arriti deri diku të stërvitej falë një teknike vërtetë të veçantë.
Rusja-28 vjeçare shndërroi banakun e kuzhinës në korsinë e një pishine olimpike, ku mbështeste vetëm këmbët, ndërkohë që trupin e ka në ajër. Në videon e postuar në profilin e saj në Instagram, notarja performon në stile të ndryshme, nga delfini tek bretkosa, deri në stilin e lirë.
Një stërvitje që duket gjithsesi e mundimshme, edhe pa elementin e ujit. Yuliya tashmë ka përfunduar karantinën dhe do të transferohet në një kompleks me pishinë, por të paktën do të ketë shtuar fansat e saj në rrjetet sociale
https://youtu.be/tXZw4paPQAM?t=2