Presidenti i vendit Hashim Thaçi gjatë ditës i është nënshtruar një operacioni, e lidhur me këtë rast Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka vizituar në spital presidentin Hashim Thaçi, përcjell InLajmi.
Veseli shkroi se Presidenti i Kosovës është mirë me shëndet dhe se gjatë vizitës që i bëra sot pasdite, i urova mikut tim të çmuar rikuperim sa më të shpejtë.
“Falënderova edhe stafin shëndetësor të Klinikës së Urologjisë në QKUK për profesionalizmin dhe kujdesin e treguar ndaj Presidentit Thaçi, i cili do t’i kthehet shpejt familjes dhe punës në kryerjen e detyrave shtetërore”, ka shkruar ai./InLajmi/