Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në konferencën e mbajtur për media bëri të ditur se Nenad Rashiq ka dhënë dorëheqje nga posti i këshilltarit politik dhe njëherit edhe drejtor i Zyrës për komunitete, raporton InLajmi.
“Me datën 2 prill kam emëruar këshilltar politik dhe drejtor i komunitete Nenad Rashiq. E kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj për korrektësinë e tij, profesionalizmin, i bindur se ka dhënë kontribut për qytetarët dhe qytetarët e përkatësisë serbe në Kosovë. Iu është ngritur aktakuzë,. Unë besoj në pafajësinë e tij, janë procese të vjetra sikur regjimi i vjetër të shtetit të kapur të vendit. Ma ka dorëzuar dorëheqjen e tij si këshilltar politik dhe drejtor i komuniteteve. Ai më propozoj edhe forma se si të ndihmojmë komunitetet në vend. Ai tregoi se është politikan i pazakontë, pas ngritjes së aktakuzës dha dorëheqje”, tha ai.
Ditë më parë, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Nenad Rashiqit, i cili në kohën sa ishte anëtar i Komitetit Qeveritar për Privatizim i ka tejkaluar kompetencat e veta ka vepruar në kundërshtim me detyrat e tij si anëtar i këtij komiteti. Me këtë Rashiq sipas organit të akuzës dyshohet se ka kryer veprën keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. “Me datë 08.052013 njëzëri kanë votuar që hidrocentralet të cilat prodhojnë energji elektrike si Hidrocentrali i Lumbardhit, Hidrocentrali në Burim, Hidrocentrali I Radavcit dhe hidrocentrali “Dikance” transferohen tek KKDFE dhe më pas të privatizohen nga kompania “Limak Calik”. Po ashtu sipas akëtakuzës me këto veprime janë dëmtuar interesat e KEK-ut dhe aksionarit qeverisë së Kosovës./InLajmi/