Gjithsej 43 mostra të dyshimta me koronavirus janë marrë sot në komunën e Pejës, lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë Petrit Loci, dhe të njëjtat janë dërguar për testim, përcjell InLajmi.
“Kemi marrë 43 mostra prej qytetarëve sot, të gjitha të dyshimta si raste kontakti me personat e prekur më herët nga një familje në B.T. ‘Kristali’ dhe nga një Market i madh në qytetin e Pejës.”-deklaroi Loci për ‘RADIO 1’.
Loci shtoi se të gjitha rezultatet pritet të dalin sonte.
“Po sonte pritet ti kemi rezultatet e tyre.”, tha ai. Peja ka 21 raste të konfirmuara me Covid-19./InLajmi/