• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 25 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për organizimin e grupit kriminal

J G nga J G
23 April 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj pesë personave për organizimin e grupit kriminal
4
SHPERNDARJE
38
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ngritur aktakuzë Gjykatës kundër pesë personave me inicialet A.V-B., V.D., I.U., A.M. dhe D.S., për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja e Ryshfetit”, “Kontrabandë me mallra” dhe “Dhënia e Ryshfetit”.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit, A.V-B., V.D dhe I.U., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi dhe në bashkëpunim me të pandehurit R.R., M.J, dhe D.R, të cilët gjenden në arrati, kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara, nën udhëheqjen e të pandehurit R.R, komandant i stacionit në SPMK Leposaviq.

Po ashtu, të gjithë të pandehurit në vazhdimësi dhe në bashkëpunim ndërmjet veti, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale të cilat janë të dënueshme me burgim prej së paku katër (4) vjet, aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit, në atë mënyrë që kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimet, si dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare, nuk i kanë përmbush detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarë do dobie për vete ose për personat e tjerë, duke lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshëm dhe atë si mallra ushqimor, transportin e drunjëve, barnave dhe derivateve, nga Serbia për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale.

E pandehura A.V-B., duke vepruar si anëtare e grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, saktësisht udhëheqëse e ndërrimit në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit në atë mënyrë që dhe pas komunikimit dhe marrëveshjes me kontrabanduesit ka dhënë udhëzimet për kohën dhe vendin ku duhet të kalojnë dhe nga ta ka pranuar shuma të ndryshme të parave, qoftë personalisht apo në vende të caktuara, ku një pjesë e ka mbajtur për vete, dhe pjesën tjetër për komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R.

I pandehuri V.D., duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, polic patrullues në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë si dhe me kontrabanduesit në atë mënyrë që ka zbatuar udhëzimet e shefave të ndërrimit dhe komandantit të stacionit, si dhe pas komunikimit me të njëjtët i ka udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohe të kalojnë , ku nga ta ka marrë shuma të ndryshme të parave, dhe të njëjtën shumë një pjesë e ka mbajtur për vete, dhe pjesën tjetër e ka dorëzuar për udhëheqësit e ndërrimeve dhe komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R.

I pandehuri I.U., duke vepruar si anëtar i grupit kriminal, dhe si person zyrtar në Policinë e Kosovës, zëvendës i udhëheqësit të ndërrimit në SPMK- Leposaviq, ka marr pjesë aktive në kryerjen e këtyre veprave penale duke bashkëpunuar me të pandehurit e tjerë e sidomos me të pandehurin D.R., të cilin e ka pas epror ku ka zbatuar udhëzimet e e tij dhe të komandantit të stacionit, duke udhëzuar kontrabanduesit se në cilat vende dhe në çfarë kohe të kalojnë, duke marrë shuma të ndryshme të parave dhe duke shkuar ne vende të caktuar për të mbledhë shumat e parave e të cilat konrtrabnadistët i kishin lënë dhe të njëjtat shuma i ka dorëzuar për udhëheqësin e ndërrimit dhe komandantin e stacionit – udhëheqësin e grupit R.R.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur kanë kryer veprat penale, “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2 nënparagrafi 2.3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 të KPRK-së.

Gjithashtu, të pandehurit A.D. dhe D.S., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm kanë kontrabanduar mallra, dhe atë mallra ushqimor, transportin e drunjëve, barnave dhe derivateve, nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas , duke i’u shmangur kontrollit doganor dhe tarifave doganore me rastin e importimit apo eksportimit të mallrave, në atë mënyrë që duke bashkëpunuar me tani të pandehurit R.R., M.J., A.V-B., V.D., I.U dhe D.R, në cilësinë e personave zyrtarë në Policinë të Kosovës në SPMK-Leposaviq të Republikës së Kosovës, me ç’rast kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave dhe i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshëm material buxhetit të Republikës së Kosovë.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Kontrabandë me mallra” nga neni 317 paragrafi 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit A.D dhe D.S., që nga viti 2016 e deri në vitin 2019, në vazhdimësi, me qëllim të kalimit të mallrave kontrabandë nga Republika e Serbisë për në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, u kanë dhënë shuma të parave apo përfitim tjetër personave zyrtar- policëve të SPMK në Leposaviq, në mënyrë që personat zyrtar të veprojnë ose të mos veprojnë në kundërshtim me detyrën e tyre zyrtare, ku me të njëjtit janë dakorduar që me rastin e kalimit të mallrave të paguajnë shuma të parave sipas tarifave të përcaktuara për çdo automjet dhe atë nga 20 € për vetura të vogla, 30 – 50€ për furgona dhe 100 – 150 € për çdo kamion, e që këto shuma të parave i kanë paguar tek zyrtarët policor por edhe e kanë lënë nëpër vende të caktuara si tek pompa e derivateve “Çekaliç’, dyqani “Te Mira”, si dhe në veturën e tani të pandehurit M.J.– Llaki, ku pas hetimit nga ana e policisë edhe janë arrestuar.

Me këto veprime të pandehurit e lartcekur secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Dhënia e Ryshfetit” nga neni 429 paragrafi 2 të KPRK-së./InLajmi/

Tags: KontrabandëPolicia e KosovësProkuroria Themelore e Prishtinës
Postimi i mëparshëm

Kryetari i Obiliqit ka ndarë pagën e tij për familjet që kanë nevojë

Postimi tjetër

Shkarkohet kryeshefja e inspektoratit të policisë

Të ngjajshme Postime

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin
Kosovë

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës
KRYESORE

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve
KRYESORE

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë
KRYESORE

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik
KRYESORE

Jashari uron festat e fundvitit: FSK do mbetet e përkushtuar në misionin e saj fisnik

24 December 2025
Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it
Kosovë

Ulutash pret Kingjin, vlerëson kontributin e Shqipërisë në misionin e KFOR-it

24 December 2025
Postimi tjetër
Shkarkohet kryeshefja e inspektoratit të policisë

Shkarkohet kryeshefja e inspektoratit të policisë

Lajmet e fundit

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

100 eurot katër ditë para zgjedhjeve, Miftaraj: Vendime korruptive, me ble vota, pa bazë ligjore

24 December 2025
SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

SHBA zbulon mbi 1 milion dokumente të reja për rastin Epstein

24 December 2025
Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Sa rrinë dhe për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

24 December 2025
Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës

24 December 2025
Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

Tonali, ëndrra e “Zonjës së vjetër”

24 December 2025
Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

Kurti me dhuratat e Vitit të ri, thotë se do t’i ndajë nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët një ditë pas zgjedhjeve

24 December 2025
Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë

24 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu