Nesër fillon muaji i shenjtë i Ramazanit meqë rast zyrtarët e Komunës së Prizrenit janë takuar me furrtarët ku edhe janë marrë disa vendime se si duhet të zhvillohet aktiviteti i furrave, përcjell InLajmi.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu thotë se komuna me furrtarët janë dakorduar që të respektohet distanca sociale.
“Më shumë se person nuk guxon të futet në furrë, por edhe të tjerët që presin jashtë duhet ta mbajnë distancën”, tha ai.
Shehu thotë se u është rekomanduar furrave që personi që bënë pagesën të mos shërbejë edhe pitalkat apo bukët.
“U është bërë një rekomandim i fortë që të punojnë sa më shumë me porosi, por edhe respektimi i rregullave mjafton”.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren ka folur edhe për rastin e vdekjes nga COVID-19 që ka ndodhur sot e që i ndjeri ishte banorë i Prizrenit.
Ai ka thënë se familjarë të tjerë të ndjerit janë të prekur me coronavirus por që janë në gjendje stabile.
Shehu ka thënë see mbrëmë është prekur nga COVID-19 edhe një infermiere e Spitalit Rajonal të Prizrenit nga Reparti i Dializës.
Ai thotë se sot nga kjo komunë janë marrë edhe 18 mostra për testim si raste kontakti të infermieres së infektuar me COVID-19./InLajmi/