Që nga Heqja e Takës mbi mallrat serbe deri te shkarkimi i Ministrit të brendshëm Agim Veliu, ja cilat ishin krisjet e koalicionit midis Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike që sollën në rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Nënkryetari i PDK, njëkohësisht ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania e cilësoi situatën e krijuar ditët e fundit në Kosovë rrjedhojë e një kolacioni të ngritur mbi mungesën e besimit të ndërsjellë dhe përpjekje për të nënshtruar partnerin qeverisë. Sipas Hoxhaj deklarata e kryeministrit në detyrë se i dërguari i SHBA e kishte rrëzuar nga detyra është e papranueshme.

“Një deklaratë e tillë nuk i bën mirë Kosovës meqë raportet tona me SHBA janë shumë jetike. Por përtej kësaj, në Kosovë kemi pasur një koalicion në negociata për 5 muaj për në qeveri që qëndroi 50 ditë në pushtet dhe arsyeja ka qenë mungesa e besimit të ndërsjellë dhe përpjekjet e Kurtit për të nënshtruar partnerin e koalicionit. Ndaj përpjekjet për të treguar se ka pasur ndërhyrje nga jashtë nuk qëndrojnë dhe në rastin e Kosovës janë edhe të dëmshme”, tha ai.
Nënkryetari i PDK Enver Hoxha, tha se PDK nuk do të votojë asnjë qeveri të re por në të njëjtën kohë bëri të ditur se forca e tij politike nuk do të jetë në opozite me Kosovën por me qeverinë.
“Qëndrimi jonë është i qartë, nuk duam që vendi të mbetet pa qeveri. Duhet të ketë qeveri të re, por ne nuk do të votojmë asnjë qeveri, meqë do të mbesim në opozitë. Ne kemi qenë për 12 vite në pushtet, e kemi udhëhequr Kosovën në shtetndërtimin pas pavarësisë. E marrim seriozisht votën e qytetarëve dhe mbesim në opozitë, me qeverinë, jo me Kosovën”, tha Hoxhaj.




















