Këshilltari i kryeministrit në detyrë Shkëlzen Gashi, është ftuar të paraqitet në Policinë e Kosovës për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për kanosje, shkruan InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar vet Gashi, duke thënë se kur ka pyetur për qfarë kanosje, i kanë thënë se ka bërë thirrje për rezistencë.
Postimi i plotë i Shkëlzen Gashit:
Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin «kanosje». Në pyetjen time se kënd e kam kanosur, më thanë se, përmes një postimi në facebook kam bërë thirrje për rezistencë…
Nësër në ora 10:00 do të shkoj në drejtorinë në fjalë sepse i kam edhe unë disa pyetje për ta./InLajmi/