Qeveria në detyrë ka shkarkuar bordet e drejtorëve në Ndërmarrjen Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës” Sh. A, në Ndërmarrjen Publike Qendrore Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A. dhe në Ndërmarrjen Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh. A. Prizren, përcjell InLajmi.
Pas shkarkimeve të sotme nga qeveria në detyrë e Albin Kurtit, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Ai tha se duhet të vazhdohet edhe me shkarkime të tjera, ku ka shkelje ligjore dhe abuzime.
Postimi i plotë:
Abuzimet e padrejtësitë e mëdha në KEK, Ibër Lepenc, IPK, agjenci të pavarura dhe në kompanitë publike po e marrin përgjigjen, jo nga njerëz e grupe politike por nga ligji.

Shkarkimet dhe suspendimet duhet të vazhdojnë në çdo agjenci ekzekutive dhe kompani publike ku ka shkelje ligjore dhe abuzime./InLajmi/