Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës bën të ditur se sot atje janë testuar 28 persona për Covid-19, ku të gjitha rezultuan negativ, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit në Facebook thuhet se 13 persona kanë qenë personel shëndetësor.
“Duke ditur që personeli shëndetësorë janë direkt të ekspozuara, kemi filluar të testojmë personelin fillimisht ata që janë në pikat hyrëse të pacientëve”, thuhet në njoftim
Postimi i plotë
Sot nga Komuna e Gjakovës janë testuar 28 qytetarë për Covid-19, dhe të gjithë kanë rezultuar NEGATIV, nga këta 13 persona kane qenë personel shëndetësorë.
Duke ditur që personeli shëndetësorë janë direkt të ekspozuara, kemi filluar të testojmë personelin fillimisht ata që janë në pikat hyrëse të pacientëve.
S’BASHKU DO TË JA DALIM!/InLajmi/