Një shoqëruese shumë e shijshme dhe burim i pasur i proteinave. Makaronat me salcë karbonara përbëjnë një pjatë të thjeshtë dhe të lehtë, me shije fantastike prej salcës së pasur e të butë me pançetë, djathë dhe vezë. (Receë nga Renato Mekolli)
200 gr djathë Pecorino
150 gr pançetë (bacon)
2 vezë
3 thelpinj hudhre
3 lugë vaj ulliri
1 filxhan çaji ujë
Udhëzimet
Në një tigan skuqim shumë mirë pançetën dhe e lëmë mënjanë.
Në një enë përziejmë të verdhat e vezës bashkë me vajin e ullirit dhe hudhrat e grira.
Shtojmë pançetën e ngrohtë dhe djathin e grirë Pecorino. Shtojmë pak nga uji i pastës së zier, sa të bëhet kremoze.
I përziejmë mirë të gjitha bashkë (jo në zjarr). Shtojmë piper të bluar të freskët dhe e shërbejmë bashkë me salcën.