Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci ka thënë se një oficer i Doganës së Kosovës respektivisht i pikës në Vërimicë është prekur nga pandemia COVID-19 dhe është në gjendje të rëndë.
“Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus, respektivisht është shefi i asaj pike”.
Stavileci për Klan Kosova ka treguar se nëpër pikat doganore po punohet si zakonisht, pasi është e obligueshme funksionimi i tyre edhe në këtë kohë.
“Masa shtesë janë marrë dhe janë shpërndarë pajisje mbrojtëse në drejtori dhe është bërë dezinfektimi i hapësirave punuese”.