Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas mundësisë që LDK dhe partitë tjera ta formojnë qeverinë e re pas vendimit të presidentit Thaçi që mandatarin do ta ketë ajo parti që siguron shumicën, shkruan InLajmi.
Pacolli është treguar e ashpër, madje edhe duke kërcënuar se “do t’ua tregojnë vendin”.
Ata mendojnë se ende mund të na vjedhin e të na coptojnë shtetin por NE kemi vendosur dhe fuqishëm do t’ua tregojmë vendin.
Postimi i plotë i zonjës Pacolli:
Përsëri u bënë bashkë ashtu siç edhe kanë qenë. U bënë bashkë për interesat e tyre e për të keqen e Kosovës dhe qytetarëve. Nuk iu intereson fare që vendi është në situatë emergjente shëndetësore. Nuk ndihen keq që për 20 vjet keqqeverisje Kosovën e kanë lënë me sistemin më të dobët shëndetësor në rajon e që mezi po mbahet në këmbë.
Për më tepër zgërdhihen kur ua përmendin se sistemin shëndetësor publik e kanë përdorur për përfitime personale e qytetarët i kanë lënë pa sigurime shëndetësore. Sot u shtuan edhe 26 raste të reja me COVID-19 numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 630. Por as kjo nuk u bënë fare përshtypje.
Ata mendojnë se ende mund të na vjedhin e të na coptojnë shtetin por NE kemi vendosur dhe fuqishëm do t’ua tregojmë vendin./InLajmi/