Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Odën Ekonomike të Kosovës kanë dhuruar sot 200 pako ushqimore si donacion për familjet me gjendje të rënduar ekonomike, përcjell InLajmi.
Ahmeti përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur që ky donacion, do t’u dhurohet familjeve në nevojë.
“Sot kemi pranuar një donacion me 200 pako ushqimore nga Oda Ekonomike e Kosovës, të cilën e dorëzoi Kryetari i Odës, Berat Rukiqi. Ky donacion vjen nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike dhe u dedikohen familjeve me situatë të rënduar sociale e ekonomike, numri i të cilëve po rritet si pasojë e situatës nëpër të cilën po kalojmë”.
“Falenderojmë Odën Ekonomike dhe bizneset për këtë donacion dhe solidaritetin me të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë në këtë kohë”, ka shkruar Ahmeti./InLajmi/