Deputetja e Kuvendit të Kosovës Mimoza Kusari- Lila e cila vjen nga Komuna e Gjakovës aty dhe ku u shënua viktima e fundit nga COVID-19 me të marrë lajmin ka shkruar dhe ka shprehur ngushlime dhe keqardhje për rastin, shkruan InLajmi.
Kusari-Lila ka thënë se mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.
Ajo ka thënë se ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.
Postimi i plotë:
Mëngjesi na erdhi me lajmin e trishtë për humbjen e jetës së gruas shtatëzënë nga Gjakova si pasojë e infeksionit me #Covid19.
Ngushëllime familjes dhe gjithë të njohurve të saj. Vdekja e dyfishtë e Nënës dhe bebes së saj të palindur, shton pikëllimin dhe ngritë alarmin për pasojat e infeksionit.
Ky alarm duhet të na shtyejë për respektim strikë të masave parandaluese dhe marrje me seriozitet të gjitha sygjerimeve për mbrojtje dhe izolim në këtë kohë pandemie.
Kohën e humbur pa dalë në natyrë apo pa u takuar me të tjerët e kompenzojmë menjëherë kur të përfundon kjo situatë, por jetën e humbur asesi. /InLajmi/