Qendra Klinike Universitare po përballet me pandeminë COVID-19 vetë sot në 24 orëshin e fundit në Klinikën Infektive, janë të hospitalizuar gjithsej 64 raste, shkruan InLajmi.
Të hospitalizuar me infeksionin me koronavirus janë gjithsej 55 raste.
Nga 55 pacientë të infektuar me Covid 19,
• 42 raste janë në gjendje stabile
• 12 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive
• Në mjekimin intensiv vazhdon të jetë në gjendje kritike një pacient në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.
Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor. /InLajmi/