Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka ururar për marrëveshjen me energjinë.
Thaçi ka thënë se nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë, shkruan InLajmi.
ai ka shtuar se është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë.
Postimi i plotë:
Nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë. Është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë.
Kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe shembull sesi duhet vazhduar përpara drejt realizimit të synimeve tona strategjike.
I jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen e tyre në implementimin e kësaj marrëveshjeje. /InLajmi/