Më 7 prill u konfirmua pozitive në testimet për koronavirus. Mirëpo, pas 13 ditësh, infermierja e QKUK-së e cila është nga fshati Ujmir i Klinës është shëruar.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj.
Elezaj ka thënë se sipas informatave që ka, në dy testime infermierja nga Klina ka dalë negative.
“Sipas informatave që kemi, infermierja nga fshati Ujmir i komunës tonë që punon në Prishtinë, ka dalë negative në dy testime, sipas këtyre informatave na kanë thënë që sot do të lirohet. Mirëpo më shumë merret QKUK-ja me këtë rast, pasi ajo punon atje”, ka deklaruar Elezaj.