Insituti i Shëndetit publik të Kosovës, ka njoftuar se sot në Kosovë janë shëruar 21 persona të infektuar me koronavirus, shkruan InLajmi.
Në mesin e të shëruarve është edhe infermierja e pestë dhe e fundit e Klinikës Infektive.
LAjmin e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi përmes rrjetit social facebook.
Karsniqi, po ashtu ka bërë të ditur se të gjithë punëtorët shëndetësorë të klinikave tjera sot kanë rezultuar negative në testim.
Postimi i tij i plotë:
21 të shëruar sot – shërohet edhe infermierja e 5-tē e Klinikēs Infektive
Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientēve tē shēruar ēshtē edhe infermierja e Klinikēs Infektive, e fundit nga të pesē infermieret qē ishte infektuar nē vendin e punës. Tani Klinika infektive sērish me komplet stafin e saj, mjekē e infermierë nē pērballje me COVID-19.
Poashtu, edhe të gjithë kolegēt shēndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ.
Urime tē gjithëve.
Masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.
Vazhdojmē të gjithë, profesionistë shëndetēsorē e qytetarē, bashkarisht tutje…
Përdorni masat mbrojtēse personale, respektoni rregullat dhe mbani distancën sociale./InLajmi/