Profesor Milazim Krasniqi, e ka dënuar rëndë aktin e djegies së xhamisë në fshatin Verboc të Drenasit duke e quajtur akt vandal dhe kriminal, përcjell InLajmi.
Krasniqi thotë se organet e rendit duhet të gjurmojnë energjikisht dhe të zënë atë që kanë vu dorë mbi një shtëpi të Zotit.
Postimi i tij:
Djegia e xhamisë në fshatin Verboc të Drenasit është akt vandal dhe kriminal. Xhamisë i është vënë zjarri, duke qenë ajo e mbyllur, që do të thotë se është bërë nga jashtë dhe qëllimisht.
Organet e rendit duhet të gjurmojnë energjikisht dhe të zënë atë/ata faqezi, që ka/kanë vu dorë mbi një shtëpi të Zotit.

Poashtu zyrtarët shtetërorë duhet të japin mesazhe të forta se dënohen këto akte. Nuk mjafton një pjatë pasul dhe as shtirja para kamerave.
Ndërsa mesazhi ynë si besimtarë paqësor është se besimi islam është në zemrat tona dhe nuk mund të na e shkulë askush. Veç koriten./InLajmi/