Pothuajse çdo rastë i ditëve të fundit i rezultuar pozitiv me COVID19 janë raste kontakti, shrkuan InLajmi.
Mbrëmë u shënua një rast me koronavirus në Klinë. e për kët rast ka reaguar kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ku përmes një postimi në facebook, ka thënë personi i prekur nga ky virus u infektua nga motra e tij pas vizitës që i bëri në Gjakovë.
Elezaj i ka lutur qytetarët që të kufizojnë vizitat qoftë edhe tek me të afërmit, sepse kjo mund të na kushtojë me përhapje edhe me të madhe të virusit, siç po tregon edhe rasti i fundit.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar,
Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IPSHPK janë testuar 7 qytetarë të Komunës së Klinës, ku për fat të keq 1 person ka rezultuar pozitiv me virus.
Personi prekur është nga fshati Bokshiq, kontakt i personit të konfirmuar si i prekur me corona virus nga qyteti i Gjakovës.
Sipas informacioneve që kemi kontakti ka rrjedhë nga vizita që e konfirmuara nga Bokshiqi i Klinës i ka bërë motrës së saj nga Gjakova, e cila ka dalë pozitive disa ditë më parë.
Lus qytetarët që të kufizojnë vizitat qoftë edhe tek me të afërmit, sepse kjo mund të na kushtojë me përhapje edhe me të madhe të virusit, siç po tregon edhe rasti i fundit.
Ne lutemi për përmirësimin e shëndetit të tyre, por ajo që duhet të bëjmë është të rrisim kujdesin dhe të i respektojmë udhëzimet e mjekëve dhe vendimet e institucioneve, sepse rreziku për përhapje është i madh.
Shtabi Emergjent menjëherë do të filloj të hulumtoj kontaktet e mundshme që e infektuara ka pasur, të cilët do të udhëzohen në vetizolim dhe sipas nevoje do të iu bëhet edhe testimi.
Izolimi, masat mbrojtëse e higjiena janë vërtetuar si mundësia më e mirë për mposhtjen e këtij armiku të padukshëm.
#RrinëShpi. /InLajmi/