Përbërësit:
gjoks pule (2 copa ose sipas dëshirës)
1 patate të madhe të prerë në copa të vogla
1 tufë brokoli
4 thelpinj hudhra
rozmarinë
spec të kuq të grirë
kripë dhe piper
vaj ulliri
Përgatitja:
Shtrojmë në një tepsi letër alumin. Vendosim mbi të patatet në njërën anë, brokolit në tjetrën dhe në mes filetot e pulës. Shtojmë hudhrën të cilën e kemi grirë hollë, specin e kuq, rozmarinën dhe në fund vajin e ullirit. E vendosim në furrë në 200 gradë për 35-40 minuta.