Ylli I Juventusit Cristiano Ronaldon po qëndron në Ishullin Madeiras, por ky vend mund të mos jetë vendi më i sigurt në Portugali për të evituar rreziqet e infektimit me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sikurse informojnë disa media në Portugali, në vendlindjen e CR7 është zbuluar një vatër e shpërthimit të Koronavirusit, ku janë me dhjetëra raste të prekurish në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të kryeqytetit Funchal, ku ndodhet vila e Ronaldos dhe e familjarëve të tij.
Autoritet lokale janë kundërpërgjigur menjëherë, duke lokalizuar vatrën në Camera dos Lobos dhe izoluar rreth 18 mijë banorë, për të kuptuar se nga e ka burimin infeksioni.
Banesa luksoze e Cristiano Ronaldos është rreth 20 kilometra larg zonës së kuqe. Gjithsesi, ditët e ardhshme CR7 mund të kthehet në Torino, për të nisur përgatitjet.
Gjithashtu 35-vjeçari do të futet në karantinë për 14 ditë, duke zbatuar procedurën, që është vendosur për të gjithë ata që janë larguar nga Italia./InLajmi/