Shqipëria mbyllet edhe për këtë fundjavë, duke nisur nga dita e djeshme ora 17:30, por pensionistët, të cilët do të mund të dalin për ajrosje në fundjavë por me disa kushte.
Kryeministri Edi Rama ka thënë se derisa gjithçka do të jetë e mbyllur, të gjithë pensionistët do të mund të dalin jo për vizita, jo për domino apo ulje shumë të rrezikshme në grup por për ajrosje dhe ecje në këmbë deri në orën 11:00 paradite dhe jo më shumë se me një tjetër pensionist duke ruajtur distancën e sigurisë.
Pas këtij këtij njoftimi reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila thotë se bazuar në urdhrin e fundit të kryeministrit të vendit për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social.