Për shkak të pandemisë shumë aktivitete janë anuluar, këtë e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit duke njoftuar për anulimin e aktiviteteve që ndërlidhen me fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë, përcjell InLajmi.
Megjithatë, MKRS-ja për mos ta harruar shënimin e kësaj dite, ka përgatitur një video-mesazh përmes të cilit Ministrja Vlora Dumoshi iu adresohet me këtë ditë të rëndësishme për fushën e trashëgimisë kulturore.
“Po ashtu kemi përgatitur një 3D model të restituimit të Parkut Arkeologjik Ulpiana. Ky model është mbështetur financiarisht nga organizata UNDP në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës”.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me urimin që situata me të cilën po kalojmë në Kosovë dhe me të cilën po përballet i tërë globi, të kalojë sa më parë, në të njëjtën kohë MKRS ju bën thirrje që të kujdesemi më tepër për ata që i kemi përreth, të rrisim përgjegjësitë tona për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim të MKRS./InLajmi/