Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se në vend janë shënuar edhe 31 raste të reja pozitive me koronavirus dhe pesë persona të tjerë janë shëruar, shkruan InLajmi

Por një lajm i mirë na vjen nga Prizreni ku kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka ka njoftuar se 15 mostrat e dyshuara me koronavirus kanë rezultuar negative.

Postimi i tij në facebook:
Lajm i shkëlqyer! Sapo mora email-in njoftues nga Qendra për Prandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve, Ministria e Shëndetësisë, ku nga 15 mostra të rasteve të dyshuara me COVID-19 nga Prizreni, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv.
Me shpresë që edhe në mostrat e ardhshme të vazhdojmë njëjtë. Për të pasur sukses, duhet të vazhdojmë me seriozitet dhe përkushtim./InLajmi/




















