Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka thënë se ka pranuar një informatë na Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar, shkruan InLajmi.
Haskuka falenderuar të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe.
Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi.
Postimi i plotë:
Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalur nga zona e karantinuar.
Falenderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe.
Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi./InLajmi/




















