Kreu i PDK-së Kadri Veseli në 21 vjetorin e rënies së luftëtarit Shkelzen Haradinaj, ka përkujtuar shokun e tij të luftes duke e kujtuar burrërinë e tij, përcjell InLajmi.
Sot kujtoj me mall bashkëluftëtarin tim, Shkëlzen Haradinajn, me rastin e 21 vjetorit të rënies së tij në altarin e lirisë. Kujtoj kujdesin e tij, kur na përcillte tek kalonim kufirin, kujtoj burrërinë me të cilën e përballi humbjen e Luanit si dhe trimërinë e pashoq në çdo betejë.
Ne jemi përjetë mirënjohës për sakrificën sublime ndaj tij e heronjve të tjerë që u vranë krah tij në llogoret e betejës së Maznikut. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në kapitullin më të lavdishëm të historisë sē popullit tonë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./InLajmi/