Edhe pse në gjendje pandemie140 minatorë të Minierës së Artanës po vazhdojnë grevën e tyre prej një jave, për shkak të vonesës së pagave ku shumë punëtorë kanë mbetur pa ushqim, përcjell InLajmi.
Flamur Mehmeti, përfaqësues i këshillit grevist, ka thënë se ndihen të diskriminuar pasi që sipas tij punëtorët e Trepçës kanë marrë pagat kurse ata ende jo.

“Edhe ne po përballemi me pandeminë dhe kemi mbetur edhe pa ushqim”, ka thënë Mehmeti përmes telefonit.

“Jemi 140 minatorë këtu në Artanë, kurse bashkë me të Kishnicës jemi mbi 200 veta. Na ka diskriminuar drejtori Hysen Vrajolli”.
“Nuk do ta ndalim grevën derisa të na dalin pagat” kanë thënë ata për KlanKosova./InLajmi/